Ditën e sotme ish-banori i “BBV” Kledi Hysa feston ditëlindjen e 40-të.
Krahas urimeve të miqve e të afërmve, nuk mund të mungonte edhe urimi i partneres së tij, Evi Reçi.
Teksa ka postur në Instagram një foto të përqafuar së bashku, këngëtarja ka gjetur zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar të dashurin në ditën e tij më të veçantë.
“Cfarë bëjnë 2 njëzet vjeçar në një trup të vetëm? Krijojnë energji, pozitivitet, ndjeshmëri, frymëzim dhe shumë dashuri për jetën, dhe për të tjerët. Unë të thërras Kledi i të gjithëve (dhe më duhet të bëj paqe me këtë gjë, por njerëzit kanë nevojë për ty, për atë çka ti ofron, për atë çfarë je dhe për çfarë ke. Dhe di me siguri që mua më ke, me zemër!
Kledi i të gjithëve , Kledi im Happy birthday Rrelsi im.”– ka shkruar Evi në Instagram.



