Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Fifi dhe “Maestro” dy ish-banorët pjesë e sfidës së kërcimit

Sezoni i ri televiziv ka nisur me dinamika të larmishme. Sytë e gjithë publikut janë duke ndjekur personazhet e tyre të preferuar dhe angazhimet e reja që kanë marrë përsipër. Ky sezon i ri televiziv, ka nisur edhe me një rikthim të disa prej tyre në ekran.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga startimi i edicionit të dytë të “Dancing with the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit.

Burime pranë “Panorama” kanë mundur të zbulojnë disa prej emrave të konkurrentëve, që këtë vit do të përballen në sfidën e kërcimit mes njëri-tjetrit.

Bie në sy emri i Fifit. Këngëtarja nga Kosova prej pak muajsh është bërë nënë dhe kjo periudhë për të ka qenë kryesisht e dedikuar vogëlushit të saj. Megjithatë, Fifi ka vijuar me angazhimet e saj si këngëtare.

Një tjetër emër që spikat në këtë Dancing është padyshim ai i Armaldo Kllogjerit. I “pagëzuar” me nofkën “Maestro”, ai është sërish gati të bëhet pjesë e ekranit. Pasi mbylli eksperiencën e tij jo shumë të lehtë në Big Brother, edhe tenori i mirënjohur ka nisur të ushtrohet për garën mes yjeve në kërcim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X