David Beckham ka bërë një gjest mjaft romantik duke bërë një tatuazh dedikuar bashkëshortes së tij, Victoria.
Ish-futbollisti ka tashmë më shumë se 60 tatuazhe, ndërsa koleksionit të tij i ka shtuar edhe një të ri.

“Posh” është tatuazhi që ai ka bërë në gishtin e mesit, i cili është pseudonimin i bashkëshortes në Spice Girls.

Sipas Daily Mail David e bëri të njëjtin tatuazh me djalin e tij 18-vjeçar, Cruz por me një ndryshim pasi ky i fundit ndryshe nga i ati e bëri atë në krah.

Lajmin e ka konfirmuar vetë David tha për The Sun, teksa tha: “Sapo kam bërë tatuazh një Posh. Çdo tatuazh që kam bërë është një dedikim për familjen.”



