Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Aktori i njohur akuzohet se ka abuzuar seksualisht me katër gra!

Aktori i njohur Russell Brandin është akuzuar së fundmi për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional gjatë një periudhe shtatëvjeçare, raporton Daily Mail.

Rrëfehet një nga viktimat e abuzimit të Russell Brand: Më sulmoi seksualisht dhe më detyroi t’i laja dhëmbët aq fort deri sa mishrat m’u gjakosnin

Katër gra pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga komendiani midis viteve 2006 dhe 2013, kur ai ishte në kulmin e famës së tij, duke punuar për “BBC Radio 2” dhe “Channel 4” si dhe duke luajtur në filma të Hollywood-it.

Së fundmi një grua që kishte një lidhje gjashtëmujore me Brandin ka pohuar se ishte sulmuar seksualisht nga komediani dhe prezantuesi, më vonë duke rrëfyer incidentin në një libër të botuar.

Jordan Martini thotë se ajo nisi lidhjen në shkurt të vitit 2007, ndërsa ajo pretendon se gjatë gjithë kësaj kohë ai e ka abuzuar me të emocional, duke e bërë atë të lante dhëmbët aq fort sa që mishrat e saj t’i rrjedhnin gjak në mënyrë që puthja të ngjante si “anonime” dhe e sulmoi atë seksualisht.

Në një libër që botoi shtatë vjet pas përfundimit të marrëdhënies, të titulluar “kNot: Entanglement With a Celebrity”, ajo tregoi çdo gjë për lidhjen e tyre, duke e riemërtuar veten si “Dina” dhe Brandin si “Randall Grand”, shkruan DailyMail.

Gjatë një incidenti në hotelin “The Lowry” në Mançester, ajo tregon se zonja Martin, e pa Brandin të zemëruar kur zbuloi se ajo kishte qenë në kontakt me një ish-të dashur.

Teksa rrëfeu i se ajo u tërhoq dikun në një qoshe të dhomës, shkroi: “Nuk thotë asnjë fjalë. Ai qëndron aq afër saj. Ai e rrëshqet dorën poshtë në pjesën e përparme të xhinseve të saj të varura dhe në të brendshmet e saj.”

Dyshja jetuan së bashku për një kohë të shkurtër para se ti jepnin fund lidhjes.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X