Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Donald Veshaj zbulon këngëtarin e njohur që do marrë pjesë në “5 Herë Jo”

Çifti i famshëm shqiptar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, kanë ndarë me fansat disa javë më parë, se janë në përgatitje të një filmi të ri. Filmi përflitet se do të sjellë copëza kujtimesh nga historia e tyre dhe është një komedi-romantike që do vijë në kinema në muajin dhjetor.

Ndërkohë që disa ditë më parë, Donladi zbuloi se Semi Jaupaj, do të jetë një ndër aktoret e këtij filmi, mbrëmjen e kaluar, Veshaj ka zbuluar se një tjetër këngëtar do i bashkohet kastit të filmit dhe bëhet fjalë për artistin, Alban Skënderaj.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Donaldi ka zbuluar fotografinë e Albanit gjatë xhirimit të filmit dhe bashkangjitur shkruan: “Kam qënë gjithmonë fans i muzikës së tij dhe i njeriut që është. Jam i lumtur që Alban Skënderaj është pjesë e “5 Herë Jo”. Me miq të mirë nuk dalin kurrë vepra të këqija”.

“Më besoni që është një aktor që nuk ka nevojë për shumë dubla“, shton në një tjetër postim Donaldi.

Nga ana tjetër, Albani ka zgjedhur ta ripostojë këtë foto në profilin e tij të Instagramit, në “Instastory”, duke shkruar: “Ishte shumë kënaqësi. Pa diskutim do shkëlqeni. Suksese Donald Veshaj dhe Bora Zemani“.

Kujtojmë që në natën finale të Big Brother Vip, Donaldi u surprizua nga Alban Skënderaj, i cili përformoi vetëm për të dhe nënën e tij.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X