Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas ndarjes nga Olsi Bylyuku, Egli ka marrë këtë vendim…

Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos vijon të përflitet kudo edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga momenti që dyshja lajmëroi se i kishte dhënë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare të dashurisë.

Ditën e djeshme, ka qënë Egli Tako ajo që ka dhënë një intervistë për programin “Mos i Bjer me Top”, drejtuar nga Erjola Doci dhe Ronlado Sharka, duke shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet rreth rrëfimeve të saj.

Dyshja ka vendosur të lërë pas të shkuarën dhe të fokusohet tek e ardhmja por duket se është ende shumë shpejt që Olsi dhe Egli ta kenë harruar përfundimisht njëri-tjetrin.

Ndërkohë që Olsi Bylyku ka ardhur me disa projekte të reja muzikore, të cilat kryesisht merren si një dedikim për ish të dashurën së tij, nga ana tjetër, Egli ka treguar për programin e djeshëm, se ajo ka vendosur të mos përfitojë nga kjo situatë e krijuar për të publikuar projekte të reja muzikore. Këngëtarja ka treguar se momentalisht nuk e sheh muzikën si karrierën e saj dhe ka vendosur ta ndërpresë por që ende nuk e di nëse do të jetë e përkohëshme apo e përherëshme.

E pyetur nga Erjola se çfarë po ndodh me muzikën, Egli është përgjigjur: “Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përherëshme apo e përkohëshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X