Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Endri Prifti në lidhje dashurie me gazetaren e njohur?

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Stefi Prifti prani publikisht se ishte në një lidhje dashurie, ditet e fundit vëllai i tij, Endri Prifti po përflitet për një romancë.

Sipas zërave që po qarkullojnë së fundmi në median online, këngëtari i njohur po shijon një lidhje romantike me gazetaren e njohur, Ola Bruko. Kujtojmë se që të dy personazhet e njohur publik kanë punuar së bashku ne një program televiziv, aty ku pretendohet se ka lindur edhe dashuria e tyre.

Bruko ka disa kohë që është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, Andi Papaproko me të cilin ka dy fëmijë, një djalë edhe një vajzë.

Sipas spekulimeve, dyshja e njohur ka nisur të bashkëjetojë dhe se romanca e tyre duket tepër serioze. Deri tani ende nuk kemi një konfirimim nga ana e Olës apo Endrit në lidhje me këto thashetheme që kanë pushtuar shtypin rozë prej ditës së djeshme.

Endri Prifti është një personazh që rrallë herë ka folur për jetën e tij personale por në një intervistë të dhënë në muajin mars të këtij viti, ai rrëfeu se prej një viti nuk kishte takuar djalin e tij të vogël, duke u shprehur se as ligji nuk kishte funksionuar. Artisti i njohur ka dy djem, të cilët kanë 9 vite diferencë nga njëri-tjetri.

Në majin të vitit 2022, Endri denoncoi publikisht ish-bashkëshorten e tij, e cila i mori dhe ia shiti shtëpinë padrejtësisht një mikeshës së saj, duke e nxjerr këngëtarin jashtë loje.

Ndërsa në një tjetër intervistë, lidhur me këtë çështje, Endri u shpreh: “Unë nuk dua të them asnjë koment, unë i prisja. Unë kam një djalë me të që e kam si jetën time dhe nuk dua të them asgjë sikur një mijë të zeza të ketë ajo mbi kurriz. Nuk dua të them asgjë sepse është nëna e djalit tim. Ua kam lënë institucioneve në dorë”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X