Thumbimet mes Feros dhe Arbenitës vijojnë të bëjnë lëmsh rrjetin. Pas ndarjes së bujshme të reperit dhe modeles, dyshja ka vijuar të “thumbojë” njëri -tjëtrin përmes postimeve në rrjetet sociale.
Vetëm pak ditë më parë, Fero bëri një deklaratë në “Instastory”, ku sqaroi se ai i kishte dhënë fund martesës me Arbenitën dhe se nuk i interesonte aspak se çfarë ajo bënte me jetën e saj. Sipas tij, i vetmi kontakt që ai kishte, ishte për hir të vajzës së tyre, Nina.
Ndërkohë që ditën e djeshme, Arbenita bëri një postim përmes të cilit tregoi se Fero tashmë ishte një ndër ata persona që ajo po e injoronte momentalisht, ditën e sotme Fero ka surprizuar me një postim në profilin e tij të Instagramit, i cili ka përmendur emrin e modeles, duke e shoqëruar me ikonat e zemrës.
Duket se Fero është penduar dhe e ka hequr menjëherë këtë postim të bërë në “Instastory” por që kjo sigurisht nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve të tij.
Reper, i cili ka hequr dorë nga muzika, për t’iu dedikuar fesë Islame, publikoi një video ku shiheshin dy luanë, teksa putheshin dhe përkëdheleshin me njëri-tjetrin.
“Unë kur isha me Arbenitën”, ka shkruar Fero sipër postimit të tij, të cilin e ka shoqëruar me ikonat e zemrës.
Nuk është ende e qartë arsyeja e këtij postimi por mesa duket, Fero është ndjerë shumë nostalgjik për dashurinë e tij ndaj modeles bukuroshe.




