Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi prej kohësh janë shndërruar në një ndër çiftet më të komentuar të medias rozë, ku shkak është bërë tradhtia e futbollistit.

Së fundmi Bianca e cila është në pritje të ëmbël ka postuar në Instagram një mesazh të koduar, duke nxitur aludimet e publikut se marrëdhënia e çiftit është krisur.
“Nëse nuk je besnik ndaj atyre që janë pranë teje çdo ditë, nuk do të jesh besnik ndaj askujt.”– ka shkruar ajo në postimin e bërë në InstaStory.

Ka mjaftuar ky postim që publiku të mendojë se Biancardi po ‘thumbonte’ partnerin mbi besnikërinë e tij.
Çifti janë përballur me sfida për shkak të orarit të ngjeshur dhe angazhimeve profesionale.
Ndjekësit dhe fansat e çiftit janë të etur për më shumë detaje rreth asaj që mund të ndodhë në jetën e tyre dhe nëse ky mesazh i koduar tregon se ka ndonjë problem apo sfidë në marrëdhënien e tyre, megjithëse edhe disa javë dyshja do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.



