Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Pasi hoqi dorë nga muzika, Feros i publikojnë këngët e vjetra. Reagon artisti: Do të kërkoj llogari tek…

Që pas largimit nga muzika për tju përkushtuar fesë islame, Fero është kthyer nëqendër të vëmendjes ku çdo lëvizje e këngëtarit tërheq vëmendjen e fansave të tij.

Gjatë deklaratës ku shprehej se kishte hequr dorë nga muzika, Fero i kërkoi gjithashtu fansave që të mos i dëgjojnë më këngët e tij.

Mirëoo së fundmi në kanalin e tij në ‘YouTube’ janë publikuar pesë këngë të artistit, të cilat janë bashkëpunim me reperin The Mike.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Feros në rrjetet sociale ku shprehej se këngët janë publikuar pa lejen e tij:

“Miq të dashur e pashë se disa persona kanë postuar disa këngë të cilat unë i kam kenduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë po dua t’ju them se ai i cili poston këngë të së kaluarës time nuk ia bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari te Allahu sepse unë jam larguar prej muzikës për hir të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lutem që t’a respektoni bindien time. Me respekt Khatabi(Fero).”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X