Aurela Gaçe, një nga zërat më të veçantë dhe të fuqishëm të skenës muzikore shqiptare, vijon të jetë e pranishme me koncertet e saj si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.
Së fundmi, në një prej koncerteve të dhëna së fundmi, këngëtarja ka ndarë skenën me dy vajzat e saj, të cilat duket se kanë trashëguar talentin e nënës së tyre.
Në disa video të publikuara në profilin e saj të Instagramit, këngëtarja ka treguar talentin e vajzave të tyre, kryesisht të vajzës së madhe, Grace, e cila jep një përfaqësim mjaft të mirë të Genc Prelvukaj në skenë.
Fillimisht artistja shihet me të dyja vajzat, teksa këndojnë këngën “Aromë Portokalli”, ku Aurela shkruan: “Se dija që e vogla ime e dinte këtë këngë”.
Ndërsa në videon tjetër, Aurela dhe Grace, shihen të këndojnë “Adrenaline”, të cilën këngëtarja e ka kënduar në bashkëpunim me Genc Prelvukaj dhe Grace e ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Grace i mamit”, shkruan Aurela bashkangjitur postimit të saj në “Instastory”, në të cilin ka bërë “tag” Gencin, duke shkruar: “E ka mësuar”.
Pak ditë më parë,këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, lajmëroi publikun se ndryshe nga 11 vite më parë, artistja nuk do të ishte e pranishme në performancat e saj “live” por vetëm me data të caktuar. Ky lajm sigurisht që nuk është pritur aspak mirë nga publiku, i cili është mësuar me zërin e artistes, teksa i shoqëron çdo fundjavë më performancat e saj energjike.
Me një tjetër reagim të bërë, artistja sqaroi se thjesht i kishte përfunduar kontrata dhe kjo ishte arsyeja që nuk do ishte çdo fundjave me perfomanca “live” por gjithashtu ka shtuar se ka vendosur të marrë një pushim, si strategji marketingu.



