Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Do të ketë dasmë këtë vit? Einxhel Shkira sqaron njëherë e mirë ndjekësit e saj

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Që pas nisjes së romancës së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP e cila vazhdoi dhe jashtë saj ata mbeten ende në qendër të vëmendjes.

Madje lidhja e tyre u forcua akoma dhe më shumë pasi ata sot janë prindër një djali, Trev, i cili për pak ditë do të festojë një vjetorin e tij të lindjes.

Dhe për tematikën e ditëlindjes që do të realizojë për të voglin, moderatorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. E në mes të përgjigjeve të shumta që Einxhelit i kishin ardhur, disa prej tyre kishin të bënin dhe për dasmën e shumëpritur nga çifti.

Me anë të një videoje, moderatorja theksoi se dhe këtë vit nuk do të ketë një dasmë nga ajo dhe partner ii saj Dj Dagz. Madje disa ditë më parë, artisti tha se Einxheli i ka kërkuar një dasmë në Kosovë, të cilën dëshirojnë ta realizojnë kur djali i tyre të rritet dhe pak.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X