Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Shakira një tjetër ‘diss’ për Pique? Ylli vendos në titullin e këngës nofkën që e thërrisnin miqtë e ish-futbollistit

Pas divorcit të bujshëm nga Gerard Pique, Shakira tashmë e ka fokusin tek muzika, ku deri më tani çdo projekt i saj ka thyer rekorde duke u kthyer në hite.

E teksa këngët e saj duket se kanë qenë dhe ‘’disse” për ish-futbollistin dhe partneren e tij Clara Chia, artistja kolumbiane duket se së shpejti do të publikojë hitin e radhës.

Me anë të një videoje të publikuar, Shakira ka zbuluar një pjesë të këngës së saj më të re “El Jefe” (shefi).

Mirëpo, reagimet kanë qenë të menjëhershme nga fansat pasi ata mendojnë se ky është dissi i radhës artistes për Piquen.

Kujtojmë se pas ndarjes se tyre, miqtë e ish-futbollistit, u shprehën se këngëtarja ishte ajo që dominonte më shumë në lidhjen e tyre, aq sa ata ia kishin vënë nofkën ‘Shefja’.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X