Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Naomi Campbell flet hapur për abuzimet me drogën dhe alkoolin

Naomi Campbell ka folur hapur për betejën e saj ndaj varësisë nga droga dhe alkooli në fillimet e karrierës së saj në modeling, në një intervistë të dhënë për dokumentarin e ri të “The Super Models”.

Ikona e modës, 53-vjeçe, pretendon se nisi të abuzonte me substancat narkotike për shkak se ishte një mënyrë për të harruar problemet që kishte hasur kur e kishin braktisur si fëmijë si edhe vdekjen tronditëse të mikut të saj të ngushtë dhe stilistit të dashur Gianni Versace.

Në dokumetarin e ri, legjenda e pasaraleve ka folur më shumë për karrierën e saj që i ndryshoi jetën, duke pozuar përkrah supermodeleve si Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Christy Turlington.

Naomi ka tronditur me rrëfimin e saj kur është shprehur se pothuajse “vrau” veten e saj në fillimiet e karrierës për shkak të sasisë së madhe të drogërave që konsumonte, në fillimet e viteve 90′.

Dhimbja ka qenë një gjë shumë e çuditshme në jetën time sepse jo gjithmonë tregohet ajo që ndjen”, shpjegoi nëna e dy fëmijëve. “Unë zhytem në një shok dhe trembem kur ajo ndodh dhe më vonë është faza kur unë shpërthej. Por trishtimin e mbaj brenda, thjesht u përballem me të”.

Bota e modës u shokua kur stilisti i famshëm Giovanni Maria ‘Gianni’ Versace u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Miami, në vitin 1997.

Naomi kishte një marrëdhënie tepër të ngushtë me ikonën italiane të modës dhe ishte një ndër personazhet që e vuajti shumë humbjen e tij.

Modelja shpjegon se ishte pikërisht ky momenti kur ajo nisi të përdorte substancat narkotike si një mënyrë për të marrë vetën nga dhimbja e madhe që i shkaktoi vdekja e stilistit.

Ti mendon me veten se duke konsumuar drogë dhe alkool, dhimbja do zhduket por në realitet nuk zhduket. Përdorimi i substancave të krijon frikë edhe ankth. Kështu që u mërzita shumë me veten”, zbulon Campbell.

Modelja e famshme humbi ndjenjat gjatë një seti fotografik në vitin 1999 pasi kishte 5 vite që ishte e varur nga droga. Ai moment e bindi Naomi që të shkonte në një qendër rehabilitimi po atë vit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X