Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Kujdesej që të mos i linte shenja në fytyrë, modelja e njohur bën rrëfimin tronditës për ish-bashkëshortin

Modelja e njohur, Linda Evangelista ka akuzuar së fundmi ish-bashkëshortit, Gérald Marie, duke thënë se ai ka abuzuar fizikisht me të.

58-vjeçarja rrëfeu në episodin e tretë të dokumentarit “The Super Models” se Gérald, e dhunonte sistematikisht, por duke u kujdesur që të mos i linte kurrë shenja në fytyrë.

“I dhashë fund me të kur isha 27-vjeçe. Ai mori gjithçka që kisha, por unë fitova lirinë dhe kjo vlente më shumë se çdo gjë tjetër”- u shpreh ajo.

Evangelista u martua me Marie në vitin 1987, kur ajo ishte 22-vjeçe dhe ai 37-vjeç.

Disa kohë më parë, Linda rrëfeu për herë të parë u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2018:

“E zbulova në mamografinë time vjetore. Margjinat nuk ishin të mira dhe për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë. Doja të lija gjithçka pas dhe të mos merresha me këtë, ndaj zgjodha mastektominë dypalëshe. Duke menduar se do isha mirë dhe se kanceri i gjirit nuk do të më vriste”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X