Aktorja e njohur Kathy Griffin ka hedhur akuza kundër Kanye West , duke pretenduar se ai po kontrollon partneren e tij Bianca Censori.
Në një video të TikTok të shpërndarë të enjten, komediania shprehu pikëpamjen e saj se ndërsa është e zakonshme të tallesh me Westin për shkak të sjelljes së tij ekscentrike, ajo beson se ai ka kaluar kufirin kur vjen puna tek veshjet e partneres së tij.
“Ne të gjithë i kemi parë ato foto të Kanye dhe gruas së tij të re Bianca Censori , apo jo?” vuri në dukje ajo.
“Unë i shoh ato foto dhe në të vërtetë gjithçka ka të bëjë me të qenit transparente. Shoh këtë grua që nuk ka zë, pasi nuk kemi dëgjuar asnjë gjë nga ana e saj. Kam dëgjuar se ajo ka një diplomë master në arkitekturë nga një universitet në Australi”
Griffin më pas ngriti shqetësimet nëse West po e shtyp aftësinë e Censorit për t’u shprehur verbalisht. Ajo tregoi se, ndërkohë që Censori vesh shpesh veshje zbuluese, reperi i famshëm zakonisht zgjedh veshje që e mbulojnë atë nga koka te këmbët.
Ajo u fut më tej në fotot e fundit virale të West ku mendohet se ata kanë kryer seks oral gjatë shëtitjes së tyre me varkë në Venecia.
“Kur ata ishin në Itali dhe ai e gjunjëzoi dhe i bëri një ‘shërbim’ dhe ne pamë të pasmet e tij të zhveshura – duke e ditur se kishte paparacë përreth dhe njerëz me vetëm kamera telefonike – kjo për mua është abuzim”, shtoi ajo.




