Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas një viti Adidas “shpreh” pendesë për ndërprerjen e bashkëpunimit me Kanye West por çfarë do të ndodhë?!

Drejtori i Përgjithshëm i Adidas, Bjørn Gulden i ka dalë në mbrojtje Kanye West, duke vlerësuar krijimtarinë e tij dhe duke thënë se ai nuk beson se West është një person i keq. Komentet e Gulden vijnë pasi Adidas shkëputi çdo lidhje me reperin e vitin e kaluar për shkak të komenteve të tij antisemitike.

“Hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat” dhe “kanë shpikur cancel culture”- kjo ishte deklarata e Kanye West që “zemëroi” Adidas dhe solli prishjen e marrëdhënieve të tyre. Bashkpunimi i Kanye-s me markën, i cili kishte rezultuar tepër i suksesshëm, u ndërpre pasi reperi lavdëroi edhe Adolf Hitlerin dhe nazistët, dhe bëri komentin për hebrenjtë.

CEO i kompanisë, Bjørn Gulden gjatë intervistës, i doli papritur në mbrojtje të Kanye-s duke i habitur të gjithë dhe duke thënë se:

Unë mendoj se Kanye West është një nga njerëzit më kreativ në botë. Është për të ardhur keq, sepse nuk mendoj se ai donte të thoshte atë që tha dhe nuk mendoj se është një njeri i keq. Thjesht i doli në atë mënyrë.

Epo pavarësisht pendesës nga ana e Adidas mesa duket kjo gjë nuk do të jetë e njëjtë për Kanye West sepse rikujtojmë se i bëri edhe një ‘diss’ në një nga këngët e tij.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X