Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ishte një ndër më të komentuarat përgjatë disa javëve.
E së fundmi, aktori i humorit ka njoftuar ndjekësir e tij se do të pyblikojë këngën më të re të titulluar “Ish”, e cila mendohet se mund të jetë një dedikim për ish-partneren e tij.
Madje me anë të një klipi në InstaStory, Olsi zbuloi një pjesë të këngës e cila thotë:
“Baby të kam pas n’mish, e tash një ish”.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Egli vendosi të fliste për ndarjen me Olsin, ndonëse nuk zbuloi se cili ishte shkaku. Ndërsa Olsi është shprehur më parë se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat ishin të tilla.



