Pas një periudhe jo të mirë me gjendjen emocionale, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer sërish në rrjetet sociale duke zbuluar detaje nga përditshmëria e saj tashmë.
E pas atij episodi të vështirë në jetën e saj, duket se tashmë gjërat po shkojnë shumë mirë për artisten pasi duket se ajo ka rigjetur dashurinë.
E dita e sotme duket se është shumë e veçantë për artisten pasi ajo ka dy gëzime: Partneri i saj festoon ditëlindjen dhe së bashku ata kanë dhe përvjetorin e lidhjes.
Me anë të një postimi në InstaStory, Fjolla ka postuar një foto ku shfaqet krah partnerit tëcili i ka mbuluar dhe fytyrën duke mos ia zbuluar identitëtin. E krahas postimit ajo i ka bërë dedikimin e ëmbël teksa shkruan:
“Sot është festë e dyfishtë, ditëlindja jote dhe përvjetori jonë deri në pafundësi”.




