Modelja e njohur Adrola Dushi cilësohet si një ndër vajzat më të bukura shqiptare.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi teksa ka bërë një postim në InstaStory, modelja ka treguar se makina e saj për disa minuta ka ndaluar së funksionuari, por asgjë nuk ka ndodhur dhe ajo është në një gjendje të mirë shëndetësore.
“Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova se makina ime nuk po merrte asnjë komandë, të them se u tmerrova është pak.
Por falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë! Dhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falenderuese ndaj të madhit Zot. Ai s’më ka lënë kurrë vetëm,”- ka shkruar Adrola.




