Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha janë komentuar gjithmonë në media për marrëdhënien e tye, ku shpesh herë është spekuluar se miqësia e tyre nuk është aq e fortë, krahasuar më atë të Dj PM dhe Dj Dagz.
Madje disa kohë më parë, Einxhel u pyet për marrëdhënien e saj me Sarah-n, për të cilën u shpreh se janë shumë shoqe me njëra-tjetrën por ndryshe nga Dagzi dhe PM që i bashkon edhe puna, dyshja i ka takimet më të rralla.
Ditën e djeshme, moderatorja ka bërë një dedikim mjaft të bukur në ditën e lindjes së Sarah-s, i cili për hir të së vërtetës nuk është pritur, thënë kjo nga vet Einxhel.
“E di që nuk e prisnit por e kisha ruajtur këtë foto për ditëlindjen e saj sepse thellë thellë kam një afeksion të veçantë për çiltërsinë dhe naivitetin e kësaj vajze”.
“Gëzuar ditëlindjen Sarah dhe uroj ta dish pse je aty ku meriton të jesh prej kohësh. Dhe ta dish Trev e ka marrë malli për shoqen e vet prandaj boll brodhe nëpër java mode. Ju duam familjarisht”, shkruan Einxhel bashkangjitur një fotoje ku shihet dyshja teksa pozojnë pranë njëra-tjetrës.




