Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Gisele Bundchen flet për problemet me shëndetin mendor që kaloi gjatë karrierës së modelingut: Mendoja të hidhesha nga ballkoni…


Modelja e njohur Gisele Bundchen ka pranuar se ka luftuar me shëndetin e saj mendor në kulmin e karrierës së saj të modelingut dhe madje mendoi dhe vetëvrasjen.

Brazilianja, e cila së fundmi u nda nga bashkëshorti Tom Brady dhe duket se po e vazhdon jetën e saj, së fundmi zbuloi disa nga pjesët më të errëta të së kaluarës së saj në një intervistë të ndjerë.

“Nuk mund të merrja frymë  në studion ku jetoja dhe ndihesha e mbytur,” tha Gisele për CBS Neës Sunday Morning.

“Unë jetoja në katin e nëntë dhe më duhej të ngjitesha shkallët sepse kisha frikë se do të ngecja në ashensor dhe do të mbytesha.”

“Ti e di kur nuk mund të marrësh frymë edhe kur dritaret janë të hapura, ndihesh sikur thua nuk dua të jetoj kështu , e di çfarë dua të them?”

Nuk është hera e parë që Gisele flet për problemet e saj mendore. Në vitin 2018, kur promovoi kujtimet e saj të quajtur ” Mësimet: Rruga ime drejt një jete kuptimplotë “, ajo zbuloi gjithashtu disa çështje personale.

“Gjërat mund të duken perfekte nga jashtë, por ju nuk e keni idenë se çfarë po ndodh në të vërtetë,” i tha ajo People pesë vjet më parë.

“Ndjeva se ndoshta ishte koha për të ndarë disa nga dobësitë e mia dhe kjo më bëri të kuptoj, gjithçka që kam jetuar, nuk do ta ndryshoja kurrë, sepse mendoj se jam ai që jam për shkak të atyre përvojave. Në të vërtetë kisha ndjenjën: “Nëse hidhem nga ballkoni, kjo do të marrë fund dhe nuk duhet të shqetësohem kurrë për këtë ndjenjë të mbylljes së botës sime”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X