Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Refuzoi të luajë në filmin e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit, Efi Dhedhes tregon arsyen

Ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes pas pjesëmarrjes në këtë reality show ka bërë për vete një publik të gjerë.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për jetën e saj profesionale.

Efi tregoi se ka refuzuar që të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë protagonistët kryesorë, pasi roli që i ofruan ishte i parëndësishëm.

Më ka ardhur por nuk më tërheqin shumë. Nuk dua thjesht të futem dhe kaq. Dua që vërtet të më pëlqejë diçka që ta bëj. Më erdhi një propozim por që absolutisht që nuk e pranova pasi ishte një gjë shumë e vogël, pra një rol i parëndësishëm”, u shpreh Efi.

Teksa u pyet nga moderatorja se a do luante krah Luizit dhe Oltës, ish-banorja tha: “Puna është punë”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X