Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Klea Huta në gjendje jo të mirë shëndetësore? Ja çfarë i ndodhi moderatores

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Klea Huta duket se ka kaluar një gjendje aspak të mirë shëndetësore.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë ajo e cila tregoi se 24 orët e fundit të saj kanë qenë shumë sfiduese për të, pasi pati disa shqetësime jo të lehta shëndetësore.

“24 orët e fundit ishin sfidues për mua. Simptoma të çuditshme që filluan me kriza barku, shqetësime gastrointestinale, dhimbje trupi dhe deri në atake paniku. Vendosa të vishem, të lyhem dhe të dal, në mënyrë që të mos i bëj shoqëri krevatit edhe pse fizikisht jam e pafuqishme dhe ndihem çuditshëm. Nuk jam ndjerë kurrë më parë kështu në jetë”- shkroi Klea.

Ndër të tjera, moderatorja i këshilloi ndjekësit e saj që të kujdeseshin për veten e tyre

“Uroj shumë të jeni mirë dhe kujdesuni për veten”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X