Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Njihej për rolin e tij tek “Harry Potter”, vdes në moshën 82- vjeçare aktori i njohur


Aktori i njohur Sir Michael Gambon ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

I njohur për rolin e tij si Albus Dumbledore në serinë e Harry Potter, si dhe në filmat klasikë si ‘The Cook’, ‘The Thief,’ ‘His Wife & Her Lover’, ‘Gosford Park’ dhe ‘A View from the Bridge’, ai vdiq i qetë në shtëpi. Lajmi u konfirmua nga familjarët e tij.

Një deklaratë në emër të gruas së tij Lady Gambon dhe djalit Fergus Gambon, lëshuar nga publicisti Clair Dobbs, ata u shprehën:

“Jemi të shkatërruar për të njoftuar humbjen e Sir Michael Gambon. Burri dhe babai i dashur, Michael vdiq në paqe në spital me gruan e tij Anne dhe djalin Fergus pranë shtratit të tij, pas një periudhe pneumonie. Michael ishte 82 vjeç. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të dhimbshme dhe ju falënderojmë për mesazhet tuaja të mbështetjes dhe dashurisë.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X