Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Ç’ndodhi? Chiara lë me urgjencë Parisin, shkak bëhet gjëndja shëndetsore e Fedez

Modelja Chiara Feraggni është detyruar të lërë me urgjencë Parisin, ku u shpërngul disa ditë për të marrë pjesë në ‘Javën e Modës’.  Sipas ‘Corriere della Sera’, shkak është bërë bashkëshorti i saj Fedez, reperi i njohur italian, i cili ndodhet në spital.

Ai iu nënshtrua një operacioni për ulçerë gastrike dhe thuhet se është mirë. Po ashtu, sipas të njejtit burim,  raportohet se reperi është operuar me urgjencë për shkak se ka pasur hemorragji por për momentin gjithçka është në rregull.

Ndërkohë në rrjetet sociale nuk ka asnjë shenjë nga reperi, i cili vitin e kaluar iu nënshtrua një operacioni për kancer pankreatik.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X