Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

U vra 3 dekada më parë, arrestohet autori i legjendës së ‘hip-hop’, Tupac

Policia e Las Vegas raportohet se ka arrestuar autorin e dyshuar për  vrasjen e reperit Tupac Shakur gati tre dekada më parë.

Legjenda e hip-hop-it u qëllua katër herë gjatë të shtënave me makinë në Las Vegas në vitin 1996. Identiteti i vrasësit të tij ka mbetur mister.

Të premten në mëngjes policia e Las Vegas arrestoi një burrë për vdekjen e tij, sipas burimeve që folën për agjencinë e lajmeve AP.

Shakur ishte vetëm 25 vjeç kur vdiq. Ai vdiq më 13 shtator 1996, një javë pasi u qëllua katër herë në makinën e tij ndërsa priste në semafor të kuq.

Në një raport të veçantë, ABC News citoi një zyrtar të lartë ligjor i cili konfirmoi se një i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e Shakurit dhe se akuzat do të shpalleshin të premten pasdite.

Vdekja e reperit, një nga më të vlerësuarit në hip-hop, ka frymëzuar disa dokumentarë. Shakur shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, duke shijuar suksesin e top-listave me hite, duke përfshirë California Love, All Eyez On Me dhe Changes.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X