Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Iu nënshtrua një operacioni, Fedez flet për herë të parë për gjendjen e tij

Reperi i famshëm italian, Fedez, ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore.

Një ditë më parë, ai ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”, duke sqaruar fansat e tij se çfarë kishte ndodhur.

Pas disa ditësh dhe pas raportimeve se i është nënshtruar një operacioni urgjent, Fedez tha të premten se ishte në spital dhe stafi i kishte shpëtuar jetën.

Sipas tij, ulçera i shkaktoi hemorragji të brendshme të enjten, pas operacionit të kancerit pankreatik në mars të vitit të kaluar.

“Ndërkohë faleminderit për të gjitha mesazhet që po më dërgoni sepse mbështetja është gjithmonë e nevojshme në këto momente. Aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçerave që më kanë shkaktuar hemorragji të brendshme. Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më shpëtuan jetën”, shkroi ai në “Instastory”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X