Juliana Nura është një nga kunkurrentet e show-t magjik të “Dancing with the Stars”, i cili pritet të fillojë më 6 Tetor.
Juli ka surprizuar ndjekësit e saj ditën e sotme, me një postim në bërë në profilin e saj të Instagramit.
Konkurrentja e “DWTS” ka publikuar një video në Instastory, ku shihet në makinë, ndërkohë që pas saj ndodhet një djalë, të cilit ajo i referohet si i dashuri i saj.
“Doni të shihni të dashurin tim të ri? Hej zemër”, dëgjohet të thote Juli në videon e publikuar, ndërkohë që është siguruar mirë që i dashuri i saj të mos zbulojë fytyrën e tij për publikun, duke zgjedhur të mbajë në kokë një kaskë motorçiklete.
Ndërkohë bashkangjitur videos, ajo ka shkruar: “Jua tregon Xhuli për herë të parë të dashurin e vet”.
Mesa duket Juli nuk ka preferuar të tregojë fytyrën e të dashurit të ri por ajo është duke shijuar një romancë të re.



