Albano Bogdo njihet si një aktor i cili ironizon shpesh personazhet publike, madje dhe veten në kaudrin e shakase.
Megjithatë, së fundmi në një emision televiziv ai duket se e ka kaluar cakun, duke ofenduar artistët Alban dhe Beatrix Ramosaj.
Bogdo ka qenë duke bërë një monolog, teksa ironizioi tërheqjen e Alban Ramosajt nga muzika. Ai është shprehur po ashtu se “Albani është ai që i ** motrën Donaldi në Big Brother”.
Të shumtë ishin personazhet publikë që kanë reaguar kundër tij, por edhe komentuesit e thjeshtë. Nga ana tjetër, gazetarja Klotilda Harka në “Shqipëria LIVE”, ka thënë se kjo mund të jetë një metodë e përdorur nga aktori për t’i dhënë vëmendje emisionit që në puntatën e parë dhe ai mund të mos i ketë thënë fare këto fjalë.
“Ka qenë një truk mediatik i Albano Bogdos për të fituar vëmendje. Por në momentin që vendoset një pip sipër, mund të keqpërdoret. Është një taktikë për ta bërë emisionin që të marrë vëmendje që në puntatën e parë. Duke marrë parasysh figurën e Albanos, ai e ka krijuar imazhin e vete duke ironizuar madje edhe veten.”- tha ajo.
Ja reagimet nga njerëzit për komentin e aktorit:






