Bashkëshortja e futbollistit me famë botërore, Lionel Messi, Antonela Roccuzzo, ishte e pranishme në një nga ndeshjet e fundit të Inter Miami.
Pak minuta para se të zhvillohej ndeshja, Roccuzzo po bisedonte me partneret e Sergio Busquet dhe Jordi Alba-s kur David Beckham erdhi për t’i përshëndetur.
Fansat nuk mund të mos e dallonin reagimin e Antonelas ndaj Beckhamit që iu afrua.
Ndërsa disa fansa besojnë se ajo ishte vërtet e lumtur kur pa një mik të familjes, të tjerë e interpretuan atë si një pamje admirimi.
“Të kuptojmë Antonela, është David Beckham”, shkroi një fans.
“Ndërkohë Leo mban distancë me modelet”, tha një tjetër.
Në të vërtetë, Leo mezi prek një grua tjetër përveç gruas së tij, qoftë edhe për një foto.
https://x.com/UntalKaiser/status/1707863345460637761?s=20



