Shpeshherë mes femrave qarkullon shprehja që nëse fytyra i ngjan një pikture, vetullat janë konturet e saj. Kjo është arsyeja përse ankoheni gjithmonë me miket se vetullat tuaja nuk janë ashtu siç doni, që parukierja nuk di t’ua heqë apo se nuk arrini të gjeni formën e duhur.
Të flasësh për vetullat është një temë e gjerë më vete pasi arrijnë të ndryshojnë paraqitjen e fytyrës , të theksojnë tiparet dhe të plotësojnë në mënyrë harmonike make up-in.
1. I errësoni vetullat më shumë se ç’duhet
Shumë gra duan t’i theksojnë vetullat, por pa dashje i rëndojnë me laps apo bojë që i errëson më shumë se toni natyral i lëkurës apo grimit që përdorin çdo ditë. Qëllimi është të dukeni sa më natyrale, ndaj errësimi i tyre nuk është një ide e mirë.
2. Zgjidhni vetulla me hark
Ky model vetulle i bën gratë të duken më të vjetra, pasi me harkimin ato heqin dimensionin e thellësisë. Lërini të rriten dhe më pas jepuni formën ideale. Rritja e vetullave mund të zgjasë deri në tre muaj, por gjatë kësaj kohe mund të përdorni krem hidratues ose vaj kokosi që ndihmon në rritjen e tyre.
3.Zgjasni bishtin e vetullave
Me kalimin e moshës, vetullat priren të hollohen ndaj gratë preferojnë pak laps enkas për vetullat që të zgjasin fundin e tyre. “Bishti i vetullës është pjesa që largon harkun, i cili i bën sytë të duken rinorë dhe seksi. Kur kjo pjesë fillon të hollohet, shumë gra e kompensojnë duke përdorur grim për t’i bërë bishtat e vetullave të duken më të plota. Por, kjo është e gabuar.