Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

U aludua se ka krisur marrëdhënien me Dua Lipën, Selena Gomez thyen heshtjen dhe rrëfen çdo gjë

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Selena Gomez kanë prishur marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Publiku aludoi për krisjen e shoqërisës së tyre pasi Gomez e hoqi atë nga Instagrami.

Mirëpo së fundmi Selena vendosi që të tregojë çdo gjë në lidhje me këtë çështje teksa u shfaq në kopertinën e “Fast Company”.

31-vjeçarja u shpreh se Dua dhe ajo kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, ndërsa tregoi se e ka hequr nga Instagrami pa dashje.

“Ndodhi aksidentalisht. Po hiqja disa njerëz nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-n’?”- tha Selena.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X