Friday, September 20, 2024
spot_img

Nga zgjerimi i familjes te rikthimi në ekran dhe raportet me prindërit e Ermalit, Amarda Toska i tha të gjitha

- Advertisement -..

Amarda Toska u ka dhënë mundësi ndjekësve ta pyesin rreth jetës personale e jo vetëm në një intervistë virtuale në Instagram duke ndarë detaje me ta.

Nuk mund të mungonte një pyetje rreth planeve për zgjerimin e familjes pavarësisht sa private është kjo gjë. “Ke plane për ndonjë bebe tjetër?”– pyet dikush të cilit Ami i është përgjigjur: “Kam 2 sa për 100”.

Mes të tjerash Ami ka pranuar se nuk ka arsye pse të bëhet xheloze teksa e pyetur se si i ka raportet me mamanë e Ermalit është përgjigjur se si vjehrra ashtu edhe vjehrri janë njerëz të mrekullueshëm.

Kuriozitet të madh ka edhe rreth rikthimit të saj në ekran. Pyetjes se “Ke në plan t’i rikthehesh televizionit” Ami i është përgjigjur duke thënë: “Nuk dihet asnjëherë”.

Ajo prej vitesh është larg televizionit duke u përqëndruar te biznesi. Ndonëse shpesh ka thënë se ekziston mundësia që të rikthehet deri tani nuk ka zbuluar asnjë plan konkret.

Po ashtu, edhe Ermali i cili gjatë kësaj periudhe ai i është përkushtuar kinematografisë, si producent dhe aktor, teksa pas “Xing me Ermalin” nuk ka sjellë më asnjë emision.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X