Sunday, November 24, 2024
spot_img

Rrefimi mes lotësh të aktores në lidhje me vogelushin 3 vjeçar: Edhe nipi im shkoi te kjo klinikë, iu deshën 5 orë të zgjohej…

- Advertisement -..

Ditën e sotme vendi ynë është tronditur nga vdekja e një 3-vjeçari pas ndërhyrjes që kishte kishte bërë në një prej dhëmbëve në një klinikë dentare në Tiranë.

3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të stomatologut Roland Xhaxho e cila zgjati 9 orë. Shkak për vdekjen e 3-vjeçarit është bërë injektimi i lartë narkozës që më pas i kishte prekur edhe mëlçinë.

Reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të shumta. Mes atyre që kanë reaguar është edhe aktorja Eliona Pitarka, e cila mes lotësh ka treguar se një vit më parë ka dërguar nipin tek klinika dentare e mjekut Roland Xhaxho.

Ajo tha se nipit të saj i janë dashur 5 orë që t’i dalë narkoza ndërsa mjeku stomatolog dhe recepsioni klinikës nuk i janë përgjigjur fare fare për gjendjen e tij.

Ndërkohë ajo thotë se ndihet shumë keq që rastin që i ndodhi nipit të saj nuk e ka denoncuar publikisht, pasi në këtë mënyrë do ishte shmangur vdekja e 3-vjeçarit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X