Ish-banorja e “BBV”, Olta Gixhari është një ndër katër anëtarët e jurisë së spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili ka nisur mbrëmjen e djeshme.
Me emocione dhe pasion, Luiz Ejlli performoi në skenë këngën “Pa ty” të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ai së bashku me Oltën janë protagonistët kryesorë.
Teksa këngëtari po performonte, Gixhari disa nga protagonistët e kastit janë ftuar në skenë nga Bora Zemani dhe Eno të cilët janë prezantuesit e spektaklit.
Mirëpo në një moment dyshja u pyetën mbi eksperiencën e tyre dhe ajo se çfarë u vu re nga publiku ishte një “ftohtësi” mes të tyre.
Mesa duket dy ish-konkurentët më të komentuar të “BBV” pavarësisht se kanë zhvilluar një film së bashku, ata nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.



