Modelja e njohur Gigi Hadid dhe aktori amerikan Bradley Cooper së fundmi janë parë duke darkuar së bashku në një restorant në New York.
Sipas “Daily Mail”, dyshja u panë teksa po largoheshin së bashku nga restoranti me të njëjtën makinë.
Modelja kishte veshur një minifund të zi dhe një bluzë të bardhë të cilën e kishte kombinuar me një xhaketë ngjyrë kafe të errët, ndërsa aktori mbante të veshur një palë xhinse dhe një bluzë blu, sipër kishte hedhur një këmishë me kuadrate të zbërthyer, shoqëruar me një kapele.
Kujtojmë që Cooper kohë më parë i dha fund lidhjes me modelen Irina Shayk me të cilën ndan edhe një vajza 5-vjeçare.



