Spektakli “Dancing with the Stars” ka nisur mbrëmjen e djeshme, ku performuan për herë të parë personazhet pjesmarrës.
Disa ditë më parë, Efi Dhedhes tregoi se nuk do të marrë pjesë në këtë spektakël pasi nuk dëshiron që të përjetojë dy herë eksperiencen në “Big Brother Vip”, duke “thumbuar” emisionin pasi disa nga konkurentët janë ish-banorë të këtij reality show.
“Sepse Big-u ka mbaruar dhe nuk do të doja një Big ripërsëritje, dysh”– tha ajo.
Megjithatë së fundmi Efi ka treguar dy konkurentët e saj të preferuar që ajo do i mbështesë deri në fund.
Bëhet fjalë për aktorin e njohur Irgen Cela dhe gazetarin Ronaldo Sharka, ku krahas fotove të postuara në Instagram ish-banorja iu ka uruar shumë fat në rrugëtimin e tyre në këtë konkurs.




