y këngëtarët e dashur për publikun, Venera Lumani dhe Lind Islami, i kanë dhënë fund beqarisë. Këtë fundjavë, ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Çifti i njohur ka organizuar një dasmë të madhe në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.
Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska – janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.
Ndërkohë kujtojmë se Venera dhe Lindi u njohën në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.



