Monday, March 30, 2026
spot_img

Latest Posts

Reperi italian flet për operacionin që për pak i mori ‘jetën’: Po të mos e kisha kuptuar se çfarë po ndodhte…

Reperi i njohur italian, Fedez, ka dhënë intervistën e parë pas ‘operacionit të dytë të ulcerës që për pak i mori jetën’. Ai ka rrëfyer momentin e vështirë të tij, ku iu desh që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje urgjente. Kjo pasi ulcera i shkaktori hemorragji të brendshme pas një operacioni që ka patur në mars të vitit të kaluar.

Pas një jave qëndrimi në spital, Fedez tani ndodhet pranë familjes së tij.

“Isha në shtëpi, i kisha vënë fëmijët në shtrat. Kishte rënë presioni i gjakut, erdhi një më i madh dhe më ra të fikët. Pastaj thirra ambulancën. Unë isha shumë i bardhë, jo se jam tamam si Carlo Conti tani, por shkurt isha edhe më i bardhë se tani. E kalova natën në urgjencë”, tha reperi për ‘Corriere della Sera’.

Ndërkohë në mëngjes situata u përkeqësua.

“Gjaku im ishte 7, në vend të 14. Kështu ata ndërhynë urgjentisht, për të ndaluar gjakderdhjen, me pak fjalë, bënë gjithçka që duhej për të ndaluar hemorragjinë e ulçerës. Më është dashur të bëj edhe dy transfuzione: përveçse falënderoj mjekët, në veçanti doktorin Marco Antonio Zappa, infermierët e Fatebenefratelli, dua të falënderoj të gjithë dhuruesit e gjakut. Sapo të rikthehem dua të bëj diçka për Avisin, të ftoj të tjerët të dhurojnë gjak; personalisht, pa ato transfuzione nuk do të isha këtu”, shtoi reperi, duke treguar gjithashtu se: “Po të mos e kisha kuptuar se çfarë po ndodhte, do të isha sëmurë në oqean, në një avion për në Los Angeles, dhe nuk e di se si do të kishte përfunduar”.

Alarmi për gjendjen shëndetësore të artistit u ngrit në mëngjes (29 shtator) pas postimeve të Ferragni-t.

Më 22 mars 2022, artisti iu nënshtrua një operacioni në Milano pas zbulimit të një tumori të rrallë neuroendokrin të pankreasit

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X