Nëse keni kaluar disa marrëdhënie me të njejtat probleme, ndoshta nuk ka të bëj me pjesën që ‘ke zgjedhur partnerin e gabuar’.
Me shumë mundësi mund të gjeni gabimin tek vetja.
Ti fillon e para/ i pari sherrin
Nxjerrja në pah e ndjenjave tuaja është diçka e shëndetshme, ndaj fillimi i disa zënkave me partnerin nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Por, nëse është e zakontë që ti të fillosh sherrin e para atëherë këtu ka një problem të madh.
Shmang komunikimin
Nëse konstatoni veten duke qëndruar i/e heshtur ose duke u larguar vazhdimisht nga partneri gjatë diskutimeve apo debatit, atëherë po shfaq një sjellje disi vrasëse të raportit në çift.
Nëse nuk i shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të shëndetshme në çdo rast ose nuk i shprehni aspak, ju mund të keni probleme serioze në raportin në çift.
Nuk jeni kujdesur për raportin në çift
Nëse nuk e gjeni veten të interesuar ndaj dikujt me të cilin tashmë keni krijuar një raport, atëherë kjo është shenja e parë e një problemi të madh.
Marrëdhëniet e suksesshme, si të gjitha gjërat e mira në jetë, kërkojnë punë dhe përpjekje të mëdha. Nëse e dini që nuk po përmbushni nevojat e partnerit tuaj dhe nuk mund të grumbulloni energji për të punuar për veten ose marrëdhënien, atëherë jeni një arsye e madhe se pse marrëdhënia nuk po funksionon.