Saturday, March 28, 2026
spot_img

Latest Posts

Deklarata e fortë se i ndau vesi i bixhozit, Geti i përgjigjet Vivit


Në një intervistë në Top Channel, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano u shpreh se arsyeja e ndarjes së saj dhe Getit ka qenë vesi i këtij të fundit.

Bukuroshja durrsake shprehu keqardhjen që raporti i tyre erdhi në fund shkaku i bixhozit, diçka që Getinjo e pati pranuar verës së kaluar në Prive Reality si një problem që e ka..

E nuk ka vonuar shumë reagimi i reperit.

Ai, pak i paqartë, në një video 60 sekonda të gjatë, ka dhënë disa deklarata konfuzuese.

Një herë, Getinjo thotë se nuk mund t’ia lë askush ‘kile’, e në një tjetër moment shprehet se nuk do të ndryshojë për asgjë.

‘E kam ditë saktë se unë këtë kry e përdori vetëm për jetën time. E di gjithmonë si vjen puna dhe çka duan njerëzit. Prej fillimit e di. Nuk është lehtë këtij djaloshit me ia lënë kile dikush. Më besoni sepse i kam goxha kilometra. Më vjen keq por çka me bë. Kështu jam dhe nuk kam me ndryshu kurrë. Nuk gaboj në mendime kurrë. E di që gjithkush do vëmendje, siç po thoni ju më të rinjtë’, deklaron Getinjo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X