E ftuar në panel Trotuar ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, e cila tregoi një rast të saj personal. Ajo rrëfeu se kur u bë pjesë e emisionit të dashurisë, ish-i dashuri i kishte treguar mesazhet që gazetarët i kishin bërë, që ai t’u jepte ndonjë video të saj.
“Unë personalisht kur i kam hyrë televizionit, në “Për’puthen”, më ka dërguar mesazhe ish-i im, mesazhet e gazetarëve që i ofronin lekë dhe i thoshin ‘ça ke diçka të Antonelës që t’a poshtërojmë’. Edhe nuk e ka bërë. Unë mendoj se varet edhe me çfarë meshkujsh rrimë ne”, tha ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.
Më pas Antonela u shpreh se disa meshkuj e bëjnë për inat publikimin e videove intime.
“E di kush është ai mashkull që të bën keq? Dikush që ka qenë i dashuruar me ty dhe ti sa je ndarë ke shkuar dhe je lidhur me një tjetër. E ça po i bëj shtrigës, se nuk po them ndonjë fjalë tjetër, po i publikoj videot. Pra i bëjnë nga inati”, u shpreh Berisha.



