“Debati” i shumëpërfolur mes këngëtares së njohur Dafina Zeqiri dhe blogeres Sara Hoxha së fundi është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes.
Kjo e fundit gjatë një interviste tregoi se si nisën hatërmbetjet mes tyre, ndërsa nuk kaloi shumë kohë dhe Dafina reagoi përmes një portimi në “Threads”.
“Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë”, u shpreh blogerja.
“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”– tha Dafina.
Mirëpo së fundmi “dramës” së vajzave i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Melinda Ademi, e cila ka komentuar postimin që Dafina ka bërë në llogarinë e saj në këtë aplikacion.
“Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”– tha këngëtarja ndër të tjera.
“Ti vetëm feministe nuk je”- ka shkruar Melinda, ndërsa krahas saj ka vendosur një emoj klouni duke treguar kështu që në këtë histori ajo mbështet Sarën.




