Këngëtari i njohur Kastro Zizo do ti bashkohet panelit të opinionistëve të spektaklit të dashurisë “Përputhen”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja e këtij emisioni, Megi Pojani, e cila teksa e prezantoi Zizon si opinionistin më të ri të “Përputhen”, e pyeti atë nëse e kishte menduar ndonjëherë vetën në këtë pozicion.
“Ende jam pak kështu si një lloj shoku i përzier me realitetin. Nuk e kisha menduar kurrë të isha pjesë, megjithatë më sfidon e gjithë kjo. I kam bërë një dedikim të gjithë çunave dhe gocave këtu, në një mënyrë apo tjetrën dhe pretendoj që mund të them diçka më shumë sepse kam bërë një jetë aq dinamike, të mbushur me aq ulje-ngritje saqë ndonjë fjalë e imja mund të bëjë sens apo të ketë vlerë.”– tha këngëtari.



