Thursday, November 21, 2024
spot_img

Çantat e qelqit, trendi më i ri që ka pushtuar botën e modës në 2022

- Advertisement -..

Kompania e franceze është e preferuara e motrave Hadid, Hailey Bieber dhe Rihannës. Coperni është bërë trend me një version të çantës, e bërë në bashkëpunim me Heven, prodhues i qelqeve të fryra me dorë.

Një çantë e madhe duhet të jetë dy gjëra: të jetë e bërë prej qelqi dhe e mbuluar me brirë djalli. Është ky trendi i ri i çantave të sjella nga marka franceze Coperni e cila ka tërhequr vëmendjen e VIP-ave në SHBA.

Kompania e franceze është e preferuara e motrave Hadid, Hailey Bieber dhe Rihannës. Coperni është bërë trend me një version të çantës, e bërë në bashkëpunim me Heven, prodhues i qelqeve të fryra me dorë. Dizajnerët Breanna Box dhe Peter Dupont thanë se procesi i fryrjes së xhamit përdorte një zorrë ajri, pasi xhami ishte kaq i trashë dhe se funksioni i çantës është rezultat i një pune të përkushtuar. Është e vërtetë që çanta mund të mbajë teknikisht një ose dy objekte të vogla, por kryesisht funksionon si bizhuteri dhe konsiderohet si një vepër arti në dorë.

Page Six ka raportuar se çantat do të shiten me pakicë për 2,700 dollarë. Në shfaqjen Coperni vjeshtë-dimër 2022, Gigi Hadid eci me një version të qartë të çantës. Modele të tjera e mbanin çantën prej xhami në nuancë blu, qumështi dhe kromi.

Më pas në Grammy, fundjavën e parë të prillit, dy yje mbajtën çantën e qelqit Coperni, Doja Cat mbante çantën blu prej xhami ndërsa Tinashe mbante një version të kuq. Javën e kaluar Kylie Jenner e bëri çantën e xhamit pikën kryesore të look-ut të saj për një interivstë për reality show-n e ri Kardashian.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X