Saturday, March 28, 2026
spot_img

Latest Posts

Sara Hoxha sqaron për herë të parë arsyen pse dukej e mërzitur në premierën e filmit

Ndërkohë që parakaloi në tapetin e kuq të mbrëmjes spektakolare të permierës së filmit “në Kuadër të Dashurisë”, Sara Hoxha është komentuar së tepërmi për paraqitjen e saj. E veshur me një fustan , që tregonte më së miri format perfekte të trupit të saj, Sara Hoxha ka shkëlqyer, duke marrë komente të shumta në rrjetet sociale.

Diçka që ka shqetësuar ndjekësit e bukuroshës ka qënë fakti se gjatë kalimit të saj në tapetin e kuq, Sara dukej e mërzitur. Lidhur më këtë fituesja e “DWTS” ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke treguar se në fakt ka bërë botoks tek pjesa e sipërme e buzëve (gummy smile), që ndalon së shfaquri mishërat e dhëmbëve, diçka që Sara nuk e pëlqen tek vetja e saj.

“Po më shkruajnë shumë persona ku më pyesin pse dukem e mërzitur. Kam bërë botoks, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh, të mos më dalin mishërat e dhëmbëve. Më kanë ndryshuar shumë pamjen, e di. Nuk besoj se do e bëj më por nuk mund t’jua premtoj. Më kanë tallur shumë, shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes, që kanë nja dy javë që më tallin”, shprehet Sara në videon e postuar në profilin e saj të Instagramit, në InstaStory.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X