Saturday, March 28, 2026
spot_img

Latest Posts

Adele dhe Rich Paul kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre? I dashuri i këngëtares rrëfen çdo gjë

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur Adele ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me Rich Paul.

Ka qenë vetë artistja e cila gjatë koncertit të saj në Las Vegas ka nxitur dyshimet duke e quajtur atë “bashkëshort”.

Mirëpo së fundmi gjatë interviste për emisionin “CBS Mornings” ai u pyet për këto lajme nëse janë të vërteta apo jo, ndërsa Paul tha: “Mund të thuash çfarë të duash”, duke mos treguar më shumë.

Nga ana tjetër Rich se si ka qenë marrdhënia e tyre gjatë këtyre viteve.

“Ajo ka qenë e mrekullueshme, mendoj se do të pajtohej që ne patjetër e ndihmuam njëri-tjetrin. Unë jam në një hapësirë të mirë, ne jemi në një hapësirë të mirë dhe të lumtur. Ajo është e shkëlqyer. Ajo ka qenë e mrekullueshme për mua. Ne kemi qenë të shkëlqyer për njëri-tjetrin.”- tha ai.

Kujtojmë që Adele dhe Paul bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2021, ndërsa prej një viti mban në dorë një unazë diamanti gjë që ka nxitur më shumë aludimet e publikut që çifti janë martuar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X