Këngëtarja e njohur Britney Spears së fundmi është ndaluar nga policia në Kaliforni për drejtimin e makinës pa patentë, sipas Page Six.
Si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, artistja u gjobit me 1.140 dollarë.

Mirëpo sipas një burimi të brendshëm këngëtarja kishte me vete licensën dhe sigurimin.
Kujtojmë që prej kohësh Spears është e përfshirë në probleme ligjore, ku së fundmi ajo u shoqërua në polici pasi kishte postuar në rrjetet sociale një video me dy thika të mëdha.




