Friday, March 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Ka paguar disa burra për të rrëmbyer të birin? Këngëtarja e famshme reagon për herë të parë

Pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja e famshme, Cher, është duke u përballur me akuza të rënda në gjykatë, pasi ndaj saj është ngritur një padi. Mediat e huaja shkruanin se 76-vjeçarja dyshohet se ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022.

Ndërkohë “Daily Mail” publikoi dokumente gjyqësore për incidentin e ndodhur në nëntor të një viti më parë, kur Elijah Blue Allman, djali i yllit të madh dhe Mariangela King aka Queenie nga grupi rock KING u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre.

Pasi kanë kaluar disa ditë, Cher ka bërë reagimin e parë. Për “People”, ylli i muzikës ka thënë se thashethemet nuk janë të vërteta dhe refuzon të komentojë më tej.

“Unë jam nënë. Kjo është puna ime. Në një mënyrë apo tjetër, të përpiqem të ndihmoj fëmijët e mi. Ju bëni gjithçka për fëmijët tuaj. Kurdoherë që mund t’i ndihmoni, thjesht e bëni sepse kështu është të jesh nënë. I do ata dhe përpiqesh të jesh aty për ta”, tha Cher.

Natën e 30 nëntorit, King pohoi në gjykatë, se katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijan. Ndërkaq, në muajin maj qarkulloi lajmi se Cher dhe Alexander ‘AE’ Edwards i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pas më shumë se gjashtë muajsh romancë. Disa kohë më parë thuhej se dyshja e njohur ishin fejuar por burimet zbuluan se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Ndërkaq, së fundmi këngëtarja legjendare dhe muzikanti 37-vjeçar janë parë duke darkuar në “Funke” të Beverly Hills.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X